Ndërtuar dhe përdorur çdo ditë në një servis në Shqipëri

Riparimet, shitjet dhe magazina, nga një vend.

eService është programi në internet për servise telefonash e kompjuterash dhe dyqane teknologjie. Pranoni pajisjen, ndiqni çdo riparim, shisni nga magazina, mbyllni arkën dhe, kur doni, hapni dyqanin tuaj online. Pa letra dhe pa tabela Excel.

Demoja hapet pa llogari. Të dhënat e saj fshihen dhe rifillojnë çdo natë.

Pamje ilustruese. Emrat janë shembuj.

Rruga e një riparimi

Nga banaku deri te dorëzimi

Çdo pajisje ka tiketën e vet. Klienti e ndjek vetë dhe e miraton ofertën nga telefoni.

Pranoni pajisjen

Klienti, pajisja dhe defekti regjistrohen në një minutë. Printoni etiketën me barkod.

Diagnoza dhe oferta

Tekniku shton pjesët nga magazina dhe punën. Totali llogaritet vetë.

Miratimi online

Klienti hap linkun, sheh çmimin dhe e pranon. Çdo hap ruhet me orën.

Fatura dhe dorëzimi

Pjesa del nga magazina, pagesa regjistrohet dhe tiketa mbyllet.

Çfarë përdorni çdo ditë

Gjithçka që i duhet një servisi dhe një dyqani

Tiketat e riparimit

Gjendje për çdo hap, etiketa me barkod, historia e pajisjeve të çdo klienti.

Ndjekja nga klienti

Klienti sheh gjendjen dhe miraton ofertën me një link, pa telefonuar.

Shitje me barkod

Shitni me skanim ose kërkim. Klienti merr faturën me link.

Arka ditore

Në fund të ditës shihni çfarë hyri me para në dorë dhe me bankë, dhe shpenzimet.

Magazina dhe furnitorët

Fatura e blerjes fut mallin, shitja dhe riparimi e ulin vetë sasinë.

Dyqani juaj online

Produktet dalin nga magazina në faqen tuaj, në domenin tuaj. Porosi dhe oferta për biznese.

Stafi dhe të drejtat

Çdo punonjës sheh vetëm atë që i lejoni. Hyrja me dy hapa për çdo përdorues.

Të dhënat tuaja, të ndara

Çdo dyqan ka programin dhe bazën e vet të të dhënave. Kopje rezervë çdo natë.

Shtesa kur ju duhen

Program kontabël, aplikacion fiskal, Trello, WhatsApp. Pa to, programi punon i plotë.

Paketat

Tre paketa që ndërtohen mbi njëra-tjetrën

Filloni me servisin, shtoni dyqanin dhe pastaj faqen online. Kaloni në paketën tjetër kur të doni, pa humbur asnjë të dhënë.

MY SERVICE

Për servise riparimi
Deri në 3 përdorues
£25/muaj
 
  • Tiketat e riparimit dhe etiketat me barkod
  • Ndjekja dhe miratimi i ofertës nga klienti
  • Klientët dhe pajisjet e tyre
  • Faturat e papaguara dhe kujtesat
  • Magazina, furnitorët, faturat e blerjes
  • Shitje me barkod dhe arka ditore
  • Dyqani online
Zgjidh MY SERVICE Provo demon
Më e zgjedhura

MY STORE

Për servis dhe dyqan
Deri në 10 përdorues
£42/muaj
 
  • Gjithçka nga MY SERVICE
  • Shitje me barkod dhe fatura për klientin
  • Arka ditore dhe shpenzimet
  • Raportet nga pagesat e dyqanit
  • Deri në 10 përdorues
  • Dyqani online
Zgjidh MY STORE Provo demon

MY STORE ONLINE

Dyqani dhe faqja juaj e shitjes
Deri në 10 përdorues
£68/muaj
 
  • Gjithçka nga MY STORE
  • Faqe shitjeje në domenin tuaj
  • Produktet dalin nga magazina në faqe
  • Porosi online dhe oferta për biznese
  • Llogari për klientët dhe kërkesa riparimi online
Zgjidh MY STORE ONLINE Provo demon

Shtesat

Shtohen mbi çmimin e paketës dhe aktivizohen vetëm kur i kërkoni.

Program kontabël+£13/muaj

Librat mbahen në programin kontabël online të mbështetur.

Aplikacioni fiskal+£9/muaj

Shitjet ditore të fiskalizuara merren nga aplikacioni fiskal i mbështetur.

Trello+£4/muaj

Lista pjesësh dhe lista të ndjekura për blerjet që vijnë.

WhatsAppSipas ofertës

Mesazhe për klientët përmes WhatsApp zyrtar të Meta-s.

SMSFalas

Me llogarinë dhe ofruesin SMS të dyqanit. Tarifat e ofruesit paguhen veçmas.

EmailFalas

Me llogarinë e email-it të dyqanit. Tarifat e ofruesit, nëse ka, paguhen veçmas.

Pagesa bëhet në mënyrë të sigurt me PayPal ose kartë bankare te intrasolution.uk, partneri ynë për faturimin. Atje keni llogarinë tuaj me abonimin, faturat dhe kërkesat për ndihmë.
Pas blerjes

Programi juaj gati brenda pak minutash

Nuk ka nevojë të presësh telefonatën tonë. Gjithçka bëhet vetë.

Zgjidhni paketën

Krijoni llogarinë te intrasolution.uk, zgjidhni adresën e dyqanit dhe paguani me PayPal ose kartë.

Ne e ndërtojmë

Programi juaj krijohet vetë në emri-juaj.eservice.al, me bazën e vet të të dhënave. Merrni email kur është gati.

Hyni dhe plotësoni

Hyni me email-in dhe fjalëkalimin tuaj, aktivizoni hyrjen me dy hapa dhe ndiqni udhëzuesin e konfigurimit.

Lidhni domenin

Me MY STORE ONLINE, lidhni domenin tuaj dhe faqja e shitjes hapet aty.

Domeni juaj

Dyqani online në adresën tuaj

Te paketa MY STORE ONLINE, faqja e shitjes hapet menjëherë në një adresë prove. Kur jeni gati, e lidhni me domenin tuaj (p.sh. dyqanijuaj.al) te regjistruesi i domenit, me dy rreshta DNS.

Te programi, te Cilësimet › Dyqani online › Domeni, shkruani domenin. Ne e kontrollojmë, i japim certifikatën HTTPS vetë, dhe faqja hapet në domenin tuaj, zakonisht brenda një ore.

Nuk dini si? Hapni një kërkesë ndihme nga llogaria juaj te intrasolution.uk dhe e lidhim ne për ju.
LlojiEmriVlera
CNAMEwwwshops.eservice.al
CNAME / ALIAS@shops.eservice.al

Nëse regjistruesi nuk lejon CNAME te @, vendosni vetëm www dhe drejtoni domenin bosh te www.

Pyetje

Pyetjet më të shpeshta

A mund ta provoj para se ta blej?

Po. Demoja hapet pa llogari dhe ka të dhëna shembull. Mund të krijoni tiketa, shitje dhe produkte. Të dhënat fshihen dhe rifillojnë çdo natë. Në demo nuk dërgohen email-e dhe disa cilësime janë të mbyllura.

Pse pagesa bëhet te intrasolution.uk?

Intra Solution është partneri ynë për faturimin dhe ndihmën. Atje keni llogarinë me abonimin, faturat dhe kërkesat për ndihmë, dhe paguani me PayPal ose kartë bankare.

A mund të kaloj në një paketë tjetër?

Po, kur të doni. Kalimi në një paketë më të madhe hap veçoritë e reja menjëherë. Asnjë e dhënë nuk fshihet kur kaloni në një paketë më të vogël.

Çfarë ndodh nëse nuk paguaj në kohë?

Keni 7 ditë kohë pas datës së pagesës, dhe programi punon normalisht. Pas tyre, programi pushon derisa të paguani. Asnjë e dhënë nuk fshihet dhe gjithçka rihapet sapo bëhet pagesa.

Kush i sheh të dhënat e mia?

Vetëm ju dhe stafi juaj. Çdo dyqan ka programin dhe bazën e vet të të dhënave, të ndara nga dyqanet e tjera, dhe kopje rezervë çdo natë.

Në çfarë gjuhe është programi?

Programi i stafit është në anglisht. Faqja e shitjes, email-et dhe faturat për klientët janë në gjuhën e dyqanit tuaj (shqip, anglisht ose italisht).

A mund ta anuloj?

Po, nga llogaria juaj te intrasolution.uk, në çdo kohë. Programi punon deri në fund të periudhës së paguar.

Provojeni sot

Hapni demon pa llogari, ose zgjidhni paketën dhe filloni menjëherë.

Provo demon Bli